Arabia Saudite ka njoftuar planin për ndërtimin e një stadiumi spektakolar 350 metra mbi tokë, si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës 2034, ku vendi është organizator. Stadiumi Neom, siç quhet, do të ketë kapacitet për mbi 45 mijë spektatorë dhe do të ofrojë pamje të mahnitshme të Detit të Kuq dhe peizazheve të gjera.
Përveç përvojës së lojës, vizitorët do të mund të shfrytëzojnë një rrjet automjetesh të ngjashme me tramvajin dhe ashensorë me shpejtësi të lartë për të siguruar qasje të lehtë dhe të rehatshme në stadium.
Ndërtimi i stadiumit Neom pritet të fillojë në vitin 2027 dhe të përfundojë në vitin 2032. Finalja e Kupës së Botës planifikohet të zhvillohet në Riad, në një stadium të ri me kapacitet prej 92 mijë ulësesh. Investimi për ndërtimin dhe rinovimin e stadiumeve të reja do të kushtojë Arabisë Saudite qindra miliarda euro./UBTNews/