UBT News

Arabi Saudite: Publikohet plani i atraksionit më unik në vend, synohen miliona turistë

Arabia Saudite mund të jetë duke u përpjekur të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta, por kjo nuk e ka ndaluar atë të përdorë industrinë e saj të naftës si frymëzim për një atraksion të ri turistik, transmeton UBT News.

Vendi i Lindjes së Mesme ka njoftuar planet për të shndërruar një platformë nafte në një “park ekstrem” 150,000 metra katrorë i vendosur në Gjirin Arabik.

I financuar nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), projekti “The Rig” do të përbëhet nga tre hotele dhe 11 restorante të shpërndara në një numër platformash të lidhura. Gjithashtu atraksioni do të përmbaj edhe shëtitje dhe aktivitete të ndryshme, përcjell UBT News.

“Ky projekt është një tërheqje unike turistike, që pritet të tërheqë turistë nga e gjithë bota”, thuhet në një deklaratë nga PIF. Ai tha se pritej të ishte veçanërisht popullor me vizitorët nga rajoni i Gjirit Arab.

Atraksioni synon të tërheqë 100 milion turistë çdo vit deri në fund të dekadës./UBTNews/

Exit mobile version