MBS është tashmë de facto sundimtar i mbretërisë, por emërimi i ri zyrtarizon rolin e tij si kreu i qeverisë.
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i mbretërisë në një riorganizim të kabinetit të urdhëruar nga Mbreti Salman, sipas një dekreti të publikuar nga Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite të martën.
Princi Mohammed është tashmë sundimtar de fakto i eksportuesit më të madh të naftës në botë dhe emërimi zyrtarizon rolin e tij si udhëheqës i qeverisë së mbretërisë.
Princi i kurorës, i njohur me inicialet e tij MBS, ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër, si dhe ministër i mbrojtjes. Ai do të zëvendësohet si ministër i mbrojtjes nga vëllai i tij më i vogël, Khalid bin Salman, i cili ishte zëvendësministër i mbrojtjes.
Dekreti mbretëror rikonfirmoi të gjithë ministrat e tjerë të lartë në postet e tyre, përfshirë ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan Al Saud, Ministrin e Financave Mohammed al-Jadaan dhe Ministrin e Investimeve Khalid al-Falih./UBTNews/