Paulo Dybala ka firmosur një marrëveshje të pasur me klubin arab Al-Qadsiah, duke i dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij. Roma ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij, ndërsa Dybala do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 75 milionë euro.
Ky zhvillim detyron verdhekuqtë të kërkojnë një përforcim të ri për sulmin, me Jeremie Boga dhe Domenico Berardi si kandidatë kryesorë.
Të tjera opsione përfshijnë Cyril Ngonge dhe gjithashtu një qendërmbrojtës të ri, me Djalò dhe Danso që kanë më shumë shanse. Roma gjithashtu po shqyrton rikthimin te Prati i Cagliarit dhe pëlqen Manu Koné të Borussia Monchengladbach, i ndjekur edhe nga Milani./UBTNews/