UBT News

Apsley House: Restaurohet maska e vdekjes e Napoleon Bonapartës

“Maska e vdekjes” e Napoleon Bonapartës është pastruar dhe konservuar për të shënuar 200-vjetorin e vdekjes së perandorit francez.

Bronza, e cila është krijuar gjatë kohës kur ai vdiq, do të shfaqet në Apsley House në Londrën qendrore.

Gjatë këtij muaji kjo maskë do të shfaqet edhe në Hyde park – shtëpinë e kundërshtarit të Napoleonit, Dukës së Uellingtonit.

Napoleoni vdiq në ekzil në moshën 51-vjeçare, 200 vjet më parë, më 5 maj 1821. Edhe statuja e Napoleonit si “Paqebërësi i marsit” është pastruar gjithashtu, edhe është gati për rihapjen më 19 maj.

Statuja 3.45m, e realizuar nga Antonio Canova, përshkruan diktatorin 1.67m si perëndinë romake mars.

Skalitur midis 1802 dhe 1806, atij iu duk si skulpturë atleti dhe nuk u shfaq kurrë në publik.

Disa data të rëndësishme të Napoleon Bonapartës:

1769 – U lind në Ajaccio, Korsikë

1785 – Diplomohet nga akademia ushtarake në Paris

1795 – Komandon trupat revolucionare franceze që mposhtin rebelët mbretëror në Paris

1796-1802 – Fiton betejat kryesore kundër Austrisë, Prusisë dhe të tjerëve

1804-05 – Kurorëzon veten si perandor pastaj mposht trupat austriake dhe ruse në Austerlitz

1812-14 – Fushata në Rusi rezulton në tërheqje katastrofike; u detyrua të abdikonte dhe u internua në ishullin Elba

1815 – Arratiset nga Elba, mposhtet nga britanikët dhe prusët në Waterloo; internohet në Shën Helena, ku vdes gjashtë vjet më vonë./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version