UBT News

​Apeli i Speciales kundër masës së paraburgimit për Isni Kilajn

Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të ish kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vendimi është marrë më 1 shtator.

“Më 1 shtator 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake ku urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 5 qershor të këtij viti”, thuhet në faqën zyrtare të gjykatës.

Ky është apeli i katërt i Kilajt kundër vazhdimit të paraburgimit që rrëzohet, dhe sikurse tri vendimet paraprake, edhe kësaj radhe kërkesa e tij u refuzua tërësisht.

Sipas Apelit, vendimi i gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, për rrezikun e pengimit të procedurave, është i bazuar në prova të mjaftueshme.

Apeli është pajtuar me gjyqtaren e procedurës paraprake, që masa e paraburgimit mbetet e nevojshme.

Nën akuzat për tentim pengim të drejtësisë, Kilaj u arrestua më 5 dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të cilët më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.

/S.K/KP/Dukagjini/

Exit mobile version