Ndeshja e planifikuar mes Dritës dhe Llapit, që i përkiste javës së parë së Superligës së Kosovës, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për një termin tjerër.
Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, thuhet se arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër kjo e cila i ka të angazhuar dy futbollistë me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës.
Sipas FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, klubi që jep dy ose më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes aprovohet.
Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për ballafaqimin në mes të Dritës dhe Llapit./UBTNews