UBT News

Anulohet protesta e gastronomëve, presin vendimin e Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka marrë vendim për anulimin e protestës që ishte paraparë të mbahej të premten, pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19.

Gastronomët sot u takuan me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili u zotua se do ta mbështesë kërkesën e tyre për lehtësimin e masave.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se kjo protestë do të pezullohet deri në marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë.

“SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e poashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lehojen sa më shpejtë. Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premtën me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe! Ne garantojmë sektorin e gastronomisë se me të gjithë kapacitetin që kemi, nuk do të ndalemi asnjë ditë duke avokuar për interesin dhe shërbimin tuaj.”, thuhet në njoftimin e SHGK-së./UBTNews

Exit mobile version