UBT News

Anulohet edhe këtë vit “Oktoberfest”

Oktoberfest”, një ndër festivalet më të njohura të birrës në Gjermani, është anuluar për të dytin vit radhazi. Këtë e konfirmoi kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder.

“Në festivalet e mëdha, distanca sociale, maskat dhe masat e tjera, praktikisht është e pamundur të zbatohen”, deklaroi ai.

Ky event mbledh gati gjashtë milionë vizitorë nga vende të ndryshme të botës çdo vit./UBTNews

Exit mobile version