Skuadra e Totehnamit njoftoi se ka shkarkuar trajnerin e deritashëm të klubit, Nuno Espirito Santo. Dhe pas shkarkimit të tij, klubi londinez tashmë është duke menduar për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar portugezin. Një nga favoritët kryesorë për të marrë stolin e “Spurs”-ve është tekniku italian, Antonio Konte.
Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Tottenham tani po përpiqet të bind Antonio Konten, për të zëvendësuar Nunon, pasi ai ka qenë gjithmonë në krye të listës që nga qershori por që nuk kishte asnjë marrëveshje me bordin e Totenham Spurs.
Romano gjithashtu thekson se bordi i Totenhamit ndjehet ‘më shumë se i sigurt’ për të bindur Antonio Konten dhe për ta emëruar atë si menaxher të ri dhe se bisedimet po përparojnë në kahje pozitive. Sipas Romanos, Konte po kërkon një plan të rëndësishëm për dritaren e ardhshme të transferimeve dhe kontratën afatgjatë.