Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sonte nga ora 20:00, Ansambli Zanat do të paraqitet me një koncert të veçantë.
Koncerti do të sjellë gjithsej 10 këngë të vjetra shqipe të përpunuara, prej të cilave 8 janë përpunime të reja.
Ansambli i përbërë nga: Elida Kryeziu, Albana Piperku, Arstina Kelmendi, Diellza Sylejmani dhe Elona Sadiku, do të shoqërohen në këtë mbremje nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në kaon.
Zanat kanë qenë pjesë e shumë festivaleve, ngjarjeve muzikore dhe kulturore të organizuara nga palë të treta, por kjo është hera e parë që ky ansambël organizon një koncert, që shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e ansamblit që u themelua në vitin 2017. Misioni i ansamblit Zana është ruajtja dhe promovimi i muzikës autentike shqiptare.