UBT News

Ansambli i Përmetit prezanton folklorin shqiptar në festivalin ndërkombëtar në Evropë

Ansambli Folklorik i Përmetit po përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Botëror të Folklorit, i cili këtë vit po zhvillohet në Itali, Francë dhe Monte Karlo.

Gjatë ditës së sotme, artistët përmetarë morën pjesë në paradën hapëse të festivalit në qytetin e Sanremos, Itali, duke sjellë në skenë elementët më përfaqësues të traditës shqiptare.Të veshur me kostume tradicionale me vlera të veçanta dhe duke interpretuar valle e këngë karakteristike, ansambli po prezanton kulturën përmetare dhe shqiptare në disa nga qytetet më të njohura evropiane, përfshirë Sanremon, Kanën dhe Monakon.

Gjatë ditëve në vijim, ansambli pritet të sjellë një program të pasur artistik, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Përmes performancave të tyre, artistët synojnë të përcjellin vlerat e traditës, muzikës dhe identitetit kulturor të zonës së Përmetit.Pjesëmarrja në këtë festival konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin e kulturës shqiptare, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me grupe të tjera folklorike nga vende të ndryshme të botës.

Exit mobile version