UBT News

Ankaraja hedh poshtë pretendimet se forcat turke kanë hyrë në ujërat greke

Turqia hodhi poshtë pretendimet greke, e cila tha se një anije turke në det të hapur shfaqi armë dhe pengoi operacionet e kërkim-shpëtimit, duke hyrë në zonën e përgjegjësisë greke dhe në ujërat territoriale në Detin Egje.

“Pretendimet rrjedhin nga një incident i 31 tetorit, në të cilin një varkë u caktua për të kryer operacione kërkim-shpëtimi në jug të ishullit Samos për të gjetur tetë persona të zhdukur”, tha në një deklaratë Komanda e Rojës Bregdetare Turke.

Siç shkruan AA, forcat turke u dërguan në vendndodhje pas njoftimit se një trup u zbulua në det nga një anije tregtare me flamur Saint Kitts dhe Nevis, Petro Bulk.

Exit mobile version