UBT News

Anis Mehmeti refuzon Wrexhamin, synon transferimin në Premier League

Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër mundësi për të vazhduar karrierën në Championship, pasi sulmuesi shqiptar synon të bëjë hapin e madh drejt Premier League.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka vendosur të mos e pranojë ofertën e Wrexhamit, pavarësisht se klubi uellsian kishte arritur marrëveshje me Ipswich Town për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshje me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs.

25-vjeçari, i cili është pjesë e Ipswich Town, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në futbollin anglez dhe duket se objektivi i tij kryesor është të luajë në elitën e futbollit anglez.

Refuzimi i Wrexhamit e lë të hapur të ardhmen e Mehmetit, i cili pritet të shqyrtojë alternativa të tjera para përfundimit të afatit kalimtar.

Nëse synimi i tij është një transferim në Premier League, ditët e fundit të afatit kalimtar mund të sjellin zhvillime të reja për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

D.L

Exit mobile version