UBT News

Anija turke goditet me bombë në Detin e Zi

Një anije në pronësi turke që lundronte në Detin e Zi ditën e sotme u godit nga një bombë në brigjet e qytetit-port ukrainas, Odessa.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare të Turqisë nuk raportoi për viktima.

Anija e quajtur “Yasa Jupiter” nuk kërkoi ndihmë dhe shkoi e sigurt drejt ujërave territoriale rumune./UBTNews/

Exit mobile version