Anija turistike “Seven Seas Splendor”, e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit me rreth 650 pasagjerë në bord.
Mbërritja u shënua me ceremoninë tradicionale “Maiden Call”, ku morën pjesë përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës dhe kapiteni i portit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port. Ndërkohë, këtë sezon risi është imbarkimi nga Porti i Durrësit i 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët do të vizitojnë atraksione të njohura si qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe Beratin, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Sipas autoriteteve, rritja e numrit të kroçierave që vizitojnë Durrësin tregon zhvillimin e turizmit detar dhe rritjen e interesimit për Shqipërinë si destinacion turistik./A.K/
