Një nga anijet e humbura më të njohura në botë, ajo e Ernest Shackleton, ‘Endurance’ është zbuluar në brigjet e Antarktidës më shumë se një shekull pas fundosjes së saj, njoftuan sot eksploruesit, përcjell UBT News.
Ajo u zbulua në një thellësi prej 3,008 metrash në Detin Weddell, rreth gjashtë kilometra (katër milje) nga vendi ku u shtyp ngadalë nga akulli më 1915.
“Kjo është deri tani anija më e mirë prej druri që kam parë ndonjëherë”, tha Mensun Bound, drejtori i ekspeditës së eksplorimit.
Endurance kishte për qëllim të bënte kalimin e parë tokësor të Antarktidës, por ajo ra viktimë e detit të trazuar Weddell, më pas ajo u zhyt në akullin e detit për më shumë se 10 muaj, përpara se të shtypej dhe fundosej.
Udhëtimi u bë legjendar për shkak të arratisjes së mrekullueshme që Shackleton dhe ekuipazhi i tij bënë në këmbë dhe me varka. Ekuipazhi arriti të shpëtonte duke kampuar në akullin e detit derisa ai u ça.
Pavarësisht vështirësive, i gjithë ekuipazhi kishte mbijetuar.
Vetë Shackleton e kishte përshkruar vendin e mbytjes së anijes si “pjesën më të keqe të detit më të keq në botë”.
Rajoni ende mbetet një nga pjesët më të vështira të oqeanit për të lundruar./UBTNews/