UBT News

Anija e goditur nga Hantavirusi niset drejt Ishujve Kanarie pas evakuimit të tre personave

Dy persona në gjendje të rëndë, të cilët u evakuuan nga një anije pas shpërthimit të konfirmuar të hantavirusit vdekjeprurës, kanë mbërritur në Holandë për trajtim mjekësor, njoftoi operatori “Oceanwide Expeditions”. Një pasagjer i tretë, i cili është në gjendje stabile, ndodhej në një fluturim evakuimi që është vonuar, shtoi operatori.

Anija “MV Hondius” tani po lundron drejt Ishujve Kanarie të Spanjës, pasi qëndroi për tri ditë pranë Kepit të Gjelbër (Cape Verde), shtet arkipelag pranë bregdetit të Afrikës Perëndimore.

Tre të evakuuarit janë të nacionalitetit britanik, holandez dhe gjerman. “Oceanwide Expeditions” bëri të ditur se 65-vjeçari gjerman i evakuuar ishte “i lidhur ngushtë” me një grua gjermane, e cila vdiq në bordin e anijes më 2 maj. I evakuuari britanik është identifikuar nga disa medie si 56-vjeçari Martin Anstee, ish-oficer policie, i cili mësohet se është në “gjendje stabile” në Holandë. Mes të evakuuarve është edhe një anëtar i ekuipazhit, një 41-vjeçar holandez.

Tre persona që ndodheshin në anije kanë vdekur që kur ajo u nis nga Argjentina një muaj më parë. Ndërkohë, dy shtete amerikane kanë konfirmuar për BBC-në se po monitorojnë tre pasagjerë që ishin kthyer në SHBA pasi kishin zbritur më herët nga anija. Të gjithë ata aktualisht nuk shfaqin simptoma./BBC/

Exit mobile version