UBT News

Anglia rrezikon të humbasë eliminatoret për Botërorin 2022

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Harry Kane of England and Jadon Sancho of England celebrate after Jesse Lingard of England scores their team's first goal during the UEFA Nations League A group four match between England and Croatia at Wembley Stadium on November 18, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Partia Laburiste në Angli ka dërguar për votim disa masa anti-Covid dhe pika e karantinimit të detyruar 10-ditor në hotele, të të gjithë atyre që hyjnë në vend, ka ngjallur debat të madh.

Kjo pasi nuk është parashikuar asnjë përjashtim për sportistët elitarë, të cilët do të jenë të detyruar të udhëtojnë shpesh gjatë kësaj periudhe dhe nëse masat do të miratohen, atëherë do të rrezikohet pjesëmarrja në gara.

Kështu Kombëtarja Angleze do të vihet para zgjedhjes për të mos marrë pjesë në tre ndeshjet eliminatore të Katar 2022-shit, përfshirë edhe transfertën me Shqipërinë, ose për t’u futur në armiqësi me klubet e Premier Leagues.

Kjo pasi nëse nuk paraqitet, do t’i humbë ndeshjet me rezultatin 3-0, ndërsa nëse shkon, atëherë shumë yje do të jenë të detyruar të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, duke penalizuar ndjeshëm klubet e Premier Leagues.

Nga ana tjetër edhe këta të fundit do ta kenë shumë të vështirë pjesëmarrjen në garat europiane, pasi për çdo rikthim në Angli, do të duhet të qëndronin 10 ditë në karantinë dhe me shumë ndeshje të shtyra, do të rrezikohej përfundimi në kohë i kampionatit.

Propozimi i Laburistëve ka parashikuar një përjashtim vetëm për shoferët e transportit, të cilët nuk e kanë të detyruar të rrinë 10 ditë në karantinë, ndërsa zërat kundër këtyre masave janë të shumtë, pasi bëhet fjalë për karantinimin e mijëra njerëzve nëpër hotele çdo ditë.

Exit mobile version