Anglia nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës 2026, pasi barazoi pa gola 0:0 me Ganën të martën mbrëma.
Pas fitores spektakolare 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse, anglezët hynë në fushë si favoritë, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës përballë një mbrojtjeje të organizuar mirë të Ganës.
Skuadra e drejtuar në sulm nga kapiteni Harry Kane krijoi më shumë raste shënimi dhe dominoi pjesën më të madhe të takimit, por portieri dhe reparti defensiv i Ganës rezistuan me sukses deri në fund.
Me këtë rezultat, Anglia dhe Gana kanë nga katër pikë në Grupin L. Megjithatë, falë goldallimit më të mirë, Anglia mban vendin e parë në grup.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, që zhvillohet më 27 qershor, Anglia do të përballet me Panamanë, ndërsa Gana do të kërkojë kualifikimin ndaj Kroacisë.
Barazimi pa gola e lë të hapur garën për kualifikim në Grupin L, me gjithçka që pritet të vendoset në xhiron e fundit.
D.L
Foto: Associated Press
