UBT News

Anglia gjobit dhe paralajmëron klubet themeluese të Superligës

A selection of scarves of the English soccer Premier League teams who are reported to be part of a proposed European Super League, laid out and photographed, in London, Monday, April 19, 2021. The 12 European clubs planning to start a breakaway Super League have told the leaders of FIFA and UEFA that they have begun legal action aimed at fending off threats to block the competition. (AP Photo/Alastair Grant)

Në pritje të gjyqit mes UEFA-s dhe tre klubeve që nuk kanë hequr dorë ende nga Superliga Europiane për klube, 6 prej skuadrave nismëtare kanë marrë edhe ndëshkimin e parë për këtë iniciativë.

Bëhet fjalë për 6 klubet angleze si Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool, që ishin pjesë e 12 klubeve themeluese të kompeticionit dhe janë gjobitur nga Premier League.

Bëhet fjalë për një gjobë të majme prej 20 milionë paundësh, që do të ndahet në pjesë të barabartë nga të 6 klubet, teksa ka pasur edhe një paralajmërim për masa edhe më të rënda, nëse do të tentohet pjesëmarrja në kompeticione të ngjashme.

Kështu në rast përsëritjeje të së njëjtës iniciativë klubet rrezikojnë një gjobë prej 20 milionë paundësh secila dhe në të njëjtën kohë një penalizim prej 30 pikësh në renditje në kampionatin pasardhës.

Klubet angleze ishin të parat që hoqën dorë nga Superliga Europiane, më pak se 72 orë nga krijimi i saj, pasi nuk e përballuan presionin e tifozëve, që zbritën të protestojnë në rrugë kundër një nisme të tillë.

Më pas u tërhoqën edhe Interi, Milani e Atletico Madrid, teksa aktualisht nuk kanë hequr dorë akoma Barcelona, Reali i Madridit dhe Juventusi, të cilat po përballen me UEFA-n edhe në një betejë ligjore, që ka përfunduar deri në Gjykatën Europiane.

Exit mobile version