UBT News

Anglia gjen trajnerin e përkohshëm

Anglia ka gjetur trajnerin e përkohshëm të kombëtares pas dorëheqjes së Garet Sauthgejtit. Li Karsli, trajneri i Anglisë U-21, pritet të marrë drejtimin e ekipit të parë për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit të ardhshëm.Sauthgejti dha dorëheqjen dy ditë pas humbjes në finale të Kampionatit Evropian kundër Spanjës.

 

Federata Angleze (FA) vazhdon procesin e emërimit të një trajneri të ri afatgjatë.Karsli, i cili ka qenë punonjës i FA për katër vjet, duke punuar me ekipet U-20 dhe U-21, pritet të marrë rolin e trajnerit provizor derisa FA të kryejë procesin e intervistave me kandidatët e mundshëm.

Emri i ri i Anglisë nuk është i detyrueshëm të jetë anglez, por FA pritet të preferojë një alternativë vendase.

Nëse Karsli vendoset në rolin e përkohshëm, mund të shihet si një audicioni perfekt si për të ashtu edhe për FA-në. Sauthgejti ndoqi të njëjtën rrugë drejt postit të trajnerit pasi u promovua nga U21 në 2016./UBTNews/

Exit mobile version