Përfaqësuesja e Anglisë do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, me Austrinë dhe Rumaninë si përgatitje para pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Anglisë.
Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Angli ku më 2 janar, anglezët do të përballen me Austrinë kurse katër ditë më vonë edhe me Rumaninë ndonëse stadiumet ku do të luhen miqësoret do të konfirmohen më vonë.
Anglia në Evropianin që është shtyrë për këtë vit shkaku i koronavirusit, bën pjesë në Grupin D së bashku me Kroacinë, Skocinë e Çekinë.
Mirëpo, në muajin e ardhshëm, anglezët do të nisin ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe ndeshjen e parë do ta luajnë me datën 25 kundër San Marinos.