UBT News

Angli-Hungari, formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja interesante mes Anglisë dhe Hungarisë, e vlefshme kjo për Grupin I të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Së bashku me Anglinë dhe Hungarinë, në Grupin I gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Shqipërisë, Polonisë, Andorrës dhe San Marinos, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit, Anglia regjistroi fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër Andorrës, kurse Hungaria pësoi humbje në shtëpi nga Shqipëria me rezultat minimal 1:0.

Të dy kombëtaret janë përballur nëntë herë mes vete, ku shtatë fitore ka regjistruar Anglia, krahas vetëm një të Hungarisë, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.

Sa i përket ndeshjes së sotme, tek Anglia nuk do të paraqitet mesfushori Kalvin Phillips, kurse te Hungaria do mungojnë Endre Botka dhe Attila Fiola.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Mings, Chilwell; Rice, Henderson; Sterling, Mount, Grealish; Kane

Hungaria (3-4-2-1): Gulacsi; Orban, At. Szalai, Lang; Nego, A. Nagy, Kleinheisler, Z. Nagy; Schon, Szoboszlai; Sallai

20:45 Anglia – Hungaria (Stadiumi Wembley)

Exit mobile version