Aktorja Angelina Jolie ka thyer rekord duke u bërë përdoruesja me rritjen më të shpejtë ndonjëherë të ndjekësve në rrjetin social Instagram, duke arritur që brenda vetë tri ditëve të numërojë gjithsej 8.9 milionë ndjekës, transmeton UBT News.
Aktorja me famë botërore, iu është bashkuar platformës për të shtuar vëmendje për situatën që është duke ndodhur në Afganistan.
Fillimisht, ajo ka ndarë një fotografi të një letre nga një adoleshente në Afganistan, vend ky ku talibanët e morën nën kontroll javën e kaluar, përcjell UBT News.
‘Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë kam ardhur në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, ka shkruar Jolie në postimin e saj.
Angelina u zotua se do të vazhdojë mbështetjen e saj për popullin afgan./UBTNews