UBT News

Angelina Jolie shkruan shqip, përmend edhe Kosovën

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka shkruar në gjuhën shqipe me rastin e publikimit të librit “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, edhe në Kosovë e Shqipëri.

Duke folur për librin, Angelina Jolie, e cila është bashkë autore me Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, ka theksuar rëndësinë e tij, teksa ka përmendur edhe Kosovën.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drjetat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libi ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie. 

Exit mobile version