UBT News

Angelina Jolie për një kohë të është beqare

Angelina Jolie për një kohë të gjatë është beqare.

Në një intervistë për E! News ajo ka folur rreth mundësive për të gjetur një mashkull tjetër, që nga ndarja me Brad Pitt, shkruan Daily Mail.

Ajo gjatë paraqitjes kishte bërë shaka me statusin e saj, duke përmendur se më shumë po qëndron duke i ndihmuar fëmijëve të saj.

“Kam një listë të gjatë. Kam qenë e vetme për një kohë”, u shpreh ajo.

Tutje Jolie shtoi: “Unë kam gjashtë fëmijë. Sigurisht, kur zgjohem në mëngjes unë shikoj nëse fëmijët e mi janë në rregull”.

Tutje theksojmë se Brad dhe Angelina janë ndarë në vitin 2016, kurse zyrtarisht u divorcuan më 2019.

Exit mobile version