Angelina Jolie nuk është e kënaqur me vendimin e gjykatës për t’i dhënë Brad Pitt kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, zbulon një person ekskluzivisht për Us Weekly. 45-vjeçarja është e “zhgënjyer” pasi gjykatësi John Ouderkirk vendosi në favor të ish-bashkëshortit të saj në fillim të këtij muaji.
“Dëshmia e Angelina-s nuk kishte besueshmëri”, shton burimi. “Vendimi u bazua në dëshmi të gjera nga njerëz që kaluan kohë me fëmijët dhe nga profesionistë shumë të respektuar.”
Ish çifti, i cili u fejua në 2012-ën dhe u martua dy vite më vonë, ka “luftuar” në gjykatë që nga ndarja e tyre në shtator të 2016-ës. Ata kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 19 vjeç, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç.
Më 13 maj, gjyqtari lëshoi një vendim të përkohshëm duke i dhënë dyshes kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur. Pitt ishte “i kënaqur” nga vendimi, thotë një burim i brendshëm, por Jolie tashmë po planifikon lëvizjen e saj të radhës.
“Ajo nuk do ta falë kurrë dhe do përdorë gjithçka që ka për të apeluar marrëveshjen.”
Aktorja më parë është përpjekur të heqë gjykatësin nga çështja dhe në maj, pretendoi se ai kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin.
“Gjykatësi Ouderkirk i mohoi Znj. Jolie një gjykim të drejtë, duke përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat e saj në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, prova kritike përçështjen e saj”, pretendoi ekipi i aktores në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 24 maj.
Në mars, një burim tha se Maddox kishte dëshmuar kundër babait të tij. Ai nuk e përdor “Pitt” si mbiemrin e tij në dokumentet që nuk janë ligjore dhe në vend të kësaj përdor Jolie, sipas burimeve.