UBT News

Angelina Jolie ngre padi prej 287 milionë eurosh ndaj Brad Pitt

Një kompani e themeluar nga aktorja amerikane Angelina Jolie ka ngritur një padi prej 287 milionë eurosh kundër ish-bashkëshortit të aktores, Brad Pitt.

Që nga njoftimi i ndarjes së tyre në vitin 2016, Jolie dhe Pitt janë përfshirë në procedurat e divorcit në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve dhe mosmarrëveshjet pronësore, shkruan independent.co.uk, transmeton klankosova.tv.

Padia ka të bëjë me vreshtat e rrushit në Francë që ish-çifti blenë së bashku gjatë lidhjes së tyre.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura më 6 shtator dhe të para nga Page Six pretendojnë se Pitt u përpoq të “marrë kontrollin” e pasurisë prej 1,300 hektarësh “në shenjë hakmarrjeje” për shkak të “procedurave të divorcit dhe kujdestarisë”.

Exit mobile version