UBT News

Angelina Jolie në Pakistan për mbështetje të viktimave të përmbytjeve

Ylli i Hollivudit dhe humanitarja ndërkombëtare Angelina Jolie mbërriti në Pakistan të martën në shenjë mbështetjeje për më shumë se 33 milionë personat e prekur nga përmbytjet katastrofike.

Jolie do të vizitojë zonat e shkatërruara nga uji dhe do të theksojë nevojën për mbështetje urgjente, si dhe zgjidhje afatgjata për të adresuar krizat e shumëfishuara të ndryshimeve klimatike, tha Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit në një deklaratë.

Një video që tregon Jolie në një aeroport pakistanez u bë virale në mediat sociale menjëherë pasi ajo u ul dhe lajmi u transmetua gjithashtu nga mediat lokale.

Ajo kishte vizituar edhe viktimat e përmbytjeve të vitit 2010 dhe tërmetit të vitit 2005 në Pakistan.

Më parë, qeveria i bëri thirrje kombit për donacione bujare duke thënë se i mungojnë burimet për t’u përballur me një fatkeqësi kaq të madhe.

Ta kthejmë këtë fatkeqësi në një mundësi“, tha në një konferencë shtypi Ministri i Planifikimit Ahsan Iqbal, i cili gjithashtu drejton Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Përmbytjeve (NFRCC).

Apeli është bërë pasi vendi ka marrë një përgjigje të vakët nga komuniteti ndërkombëtar.

OKB-ja nisi një apel të shpejtë prej 160 milionë dollarësh për të ndihmuar Pakistanin të trajtojë përmbytjet shkatërruese që kanë vrarë më shumë se një mijë e 500 njerëz, përfshirë mbi 550 fëmijë, deri më tani.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, rreth 650 mijë gra shtatzëna në zonat e goditura nga përmbytjet kanë nevojë për shërbime të shëndetit të nënës. Deri në 73 mijë gra pritet të lindin muajin e ardhshëm do të kenë nevojë për mjekë të aftë të lindjes, kujdes dhe mbështetje për të porsalindurit.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 318 vdekje janë shkaktuar nga ethet e dengës, malarja, kolera, diarreja dhe infeksionet e lëkurës. /UBTNews/

Exit mobile version