UBT News

Angelina Jolie ndau një letër që i shkroi një vajzë e re afgane

Aktorja Angelina Jolie përmes rrjeteve sociale u bëri thirrjeve ndjekësve të saj të jenë të vetëdijshëm për mizoritë që po kryhen në Afganistan.

Të shtunën, 46-vjeçarja ndau një letër personale në llogarinë e saj në Instagram, që e mori nga një vajzë e re, identitetin e së cilës ia fshehu.

“Një vajzë e re në Afganistan ma dërgoi këtë letër. Po ia mbroj identitetin, por ajo nuk pati mundësi të ndiqte mësimet në shkollë qysh prej kur talibanët e morën pushtetin”.

Duke e përmendur që gratë në Afganistan po “arrestohen vetëm pse po marrin pjesë në protesta paqësore”, ylli i “Maleficent”, tha se ajo mes tjerash i shkroi: “Nuk do të mund të dalë më apo të flasë sepse jam vajzë”.

Jolie më pas ndau një tjetër ekstrakt nga letra e të resë.

“Më duket sikur femrat nuk kanë asnjë të drejtë të flasin apo të shprehin mendimin e tyre”, i shkroi ajo mes tjerash.

Mes tjerash ajo i përmendi një shembull të “disa javëve më parë kur talibanët arrestuan dy nga gratë që ngritën zërin për të drejtat e tyre”./UBTNews

Exit mobile version