Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie është personazhi i fundit i famshëm që u bë me markë të modës me lansimin e Atelier Jolie. Lajmin e dha përmes një postimi në Instagram të mërkurën.
“Po filloj diçka të re sot – një vend ku të gjithë mund të krijojnë”, shkroi Jolie.
“Atelier Jolie është një vend për njerëz kreativë për të bashkëpunuar me një familje të aftë dhe të larmishme ekspertësh të rrobaqepësisë, krijues modelesh dhe artizanësh nga e gjithë bota”, shtoi ajo.
Jolie tha se kjo ide i erdhi nga vlerësimi dhe respekti i thellë që ka për rrobaqepësit dhe krijuesit me të cilët ka punuar përgjatë viteve.
Marka gjithashtu ka llogarinë e saj në Instagram dhe një postim ofron shpjegime të mëtejshme të qëllimit të saj./UBTNews/