Angelina Jolie ka aplikuar për markën tregtare Atelier Jolie dhe planifikon të lansojë një linjë veshjesh dhe bizhuterish.
Ajo ka mbi një vit që ka punuar në këtë projekt, ka thënë një burim për Sun.
“Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe rrobaqepësia”, thotë burimi.
Sa i përket bizhuterive, Jolie dihet se ka pasur edhe më herët bashkëpunime të tilla. Vet unaza e martesës së saj me Brad Pitt ishte e dizajnuar nga ajo së bashku me Robert Procop më 2012./UBTNews/