Sigurisht që kur flasim për udhëtime me ose pa avion, padyshim na vinë ndërmend streçet ose tutat. Rehatia pikë së pari, pastaj të tjerat. Por prisni pak! Si ta dimë që pandemia nuk i ka ndryshuar zgjedhjet?
Koha do ta tregojë, por duket se Angelina Jolie është poziconuar në anën e “rehati + stil”. Aktorja u fotografua në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York me një pardesy Dior, sandale Salvatore Ferragamo, çantë Celine dhe një palë pantallona xhins të gjera.
Angelina duket aq chic, sa na kujtoi që na duhen edhe një palë pantallona xhins të gjera. Pse jo, për udhëtime!