UBT News

Angelina Jolie dhe The Weeknd shihen prapë bashkë në një darkë romantike

Angelina Jolie po vazhdon të nxisë thashethemet për një lidhje dashurie me The Weeknd. Të shtunën mbrëma ata u panë bashkë në darkë në Giorgio Baldi në Santa Monica.

E ëma e gjashtë fëmijëve, 46-vjeçare dhe këngëtari kanadez, 31-vjeçar, kaluan dy orë e gjysmë në një restaurant italian.

Angelina mbërriti në restorantin veçmas nga The Weeknd, por u largua me të pas darkës. Ajo pastaj hipi në pjesën e pasme të SUV-it të zi të The Weeknd, ku dyshja vazhduan për në pallatin e tij Bel-Air që ka vlerë 70 milionë dollarësh.

Angelina Jolie u martua dhe u divorcua tri herë. Në vitin 2016 ajo paraqiti kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt. The Weeknd ishte në lidhje me Selena Gomez dhe Bella Hadid./UBTNews

Exit mobile version