UBT News

Angelina Jolie dhe The Weeknd shihen bashkë në një koncert, rriten dyshimet

Angelina Jolie dhe The Weeknd po rrisin dyshimet për një lidhje dashurie pasi u panë bashkë edhe gjatë fundjavës.

Jolie dhe The Weeknd u fotografuan në një koncert privat të Mustafa – vetëm dy javë pasi dolën në darkë bashkë.

Fotografitë e reja që u shpërndanë nga një llogari e fansave në Twitter shfaqin The Weeknd me një grup shokësh dhe Jolie me të dy vajzat, Zahara 16-vjeçe dhe Shiloh 15-vjeçe.

Thashethemet filluan në fund të qershorit kur ata u pane bashkë duke u larguar nga restaurant Giorgio Baldi ndaras, pasi kaluan disa orë brenda restorantit.

Nuk dihet ende arsyeja e takimit, por ka dyshime se mund të jetë edhe për çështje pune, pasi The Weeknd po synon ta vazhdojë karrierën si aktor, meqë u shfaq në filmin “Uncut Gems” të Adam Sandler.

Në jetën reale, 31-vjeçari i dha fund përfundimisht lidhjes me modelen Bella Hadid në vitin 2019. Kurse Jolie, e cila muajin e kaluar festoi 46-vjetorin e lindjes, u pa së fundmi me ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller./UBTNews

Exit mobile version