UBT News

Aneurizma shkaktoi vdekjen e gazetarit Grant Wahl, thotë gruaja e tij

Gruaja e gazetarit amerikan të futbollit, Grant Wahl, deklaroi të mërkurën se raporti i mjekësisë ligjore zbuloi se burri i saj ka vdekur si pasojë e aneurizmit në zemër ndërsa mbulonte Kupën e Botës së futbollit në Katar.

Wahl, i cili u arrestua muajin e kaluar kur u përpoq të hynte në një stadium të Kupës së Botës i veshur me një këmishë ylberi, vdiq ndërsa raportonte për përplasjen çerekfinale të Argjentinës me Holandën javën e kaluar.

Gazetari veteran 48-vjeçar ka qenë kundër që Kupa e Botës të zhvillohet në Katar.

Wahl vdiq gjatë kohës shtesë të ndeshjes Argjentinë-Holandë./UBTNews/

Exit mobile version