UBT News

Anëtarja e grupit “BLACKPINK” mezi po e pret sezonin e dytë të “Squid Game”

Anëtarja e grupit “BLACKPINK”, Lisa foli hapur për dashurinë e saj ndaj serisë koreane të Netflixit, “Squid Game”.

Gjatë një interviste në emisionin “The Zach Sang Show”, ylli i muzikës K-pop i lindur në Tailandë tha: “Po, e adhuroj këtë serial dhe mezi pres të lansohet sezoni i dytë”.

“Pashë edhe disa video në TikTok rreth “Squid Game” dhe “Money”, shtoi ajo.

Seriali u dha premierë vetëm një javë pasi këngëtarja lansoi këngën “Money”, dhe fansat menjëherë filluan ta përdorin atë për të krijuar video të shkurtra për rrjete sociale.

YouTube player

Ndikimi i “Squid Game” ka qenë i padiskutueshëm./UBTNews

Exit mobile version