Anëtarët e grupit të njohur K-pop, BTS, do të regjistrohen në ushtri, tha agjencia e tyre të hënën, duke i dhënë fund një debati shumëvjeçar nëse yjet meritonin përjashtime nga shërbimi i detyrueshëm.
Të gjithë burrat e Koresë së Jugut nën moshën 30 vjeç duhet të kryejnë rreth dy vjet shërbim ushtarak, kryesisht sepse vendi mbetet teknikisht në luftë me Korenë e Veriut – vend ky i armatosur me armë bërthamore.
BTS janë kredituar për gjenerimin e miliardave për ekonominë e Koresë së Jugut, dhe labeli i tyre gëzoi një rritje të fitimeve pavarësisht se mbajti më pak koncerte gjatë pandemisë së koronavirusit.
Refuzimi për të kryer shërbimin e detyrueshëm është një krim në Korenë e Jugut dhe mund të çojë në burgim dhe stigmë sociale.
Përjashtimet nga shërbimi ushtarak u jepen disa sportistëve elitarë, si medalistët olimpikë dhe muzikantët klasikë — por jo edhe për yjet e muzikës pop./UBTNews/