UBT News

Andrew Tate lirohet nga arresti shtëpiak në Rumani

Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga arresti shtëpiak në Rumani përpara gjyqit për trafikim njerëzor dhe përdhunim, njoftoi të premten Gjykata e Apelit e Bukureshtit.

Vëllezërit Tate dhe dy bashkëpunëtoret femra rumune u liruan nga arresti shtëpiak dhe u vunë nën kontrollin gjyqësor për një periudhë prej 60 ditësh nga 4 gushti deri më 2 tetor, sipas një deklarate të gjykatës.

Të dyshuarit ishin në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi penal për abuzime të kryera ndaj shtatë grave, akuza të cilat ata i kanë mohuar.

Andrew Tate është akuzuar gjithashtu për përdhunimin e një prej viktimave, ndërsa vëllai i tij Tristan u akuzua për nxitje të të tjerëve në dhunë.

Prokurorët kanë thënë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat e tyre duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje ose martesë./UBTNews/

Exit mobile version