UBT News

Andrew Tate arrestohet “për përdhunim dhe trafikim me njerëz” në Rumani

Influenceri Andrew Tate është arrestuar në Rumani në kuadër të një hetimi për trafikim njerëzor dhe përdhunim. Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan. Shtëpia e tij u bastis nga policia në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht.

Një avokat i vëllezërve konfirmoi arrestimin e tyre. Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u largua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje ku shfaqej ai duke sulmuar një grua. Tate fitoi famë në internet.

Vëllezërit janë nën hetim që nga prilli së bashku me dy shtetas rumunë./UBTNews/

Exit mobile version