UBT News

Andrea Riseborough thotë se u ndikua thellë pas debatit rreth nominimit të saj në Oscars

Aktorja Andrea Riseborough ka thënë se është “thellësisht e prekur” nga polemikat rreth nominimit të saj për Oscar.

Përfshirja e saj në kategorinë e aktoreve kryesore, ndërkohë që aktoret me ngjyrë nuk ishin përfshirë, ka ngjallur shumë debat në Hollywood javët e fundit. Ajo tha se pajtohet me nominimet.

Në intervistën e saj të parë që nga debati, ajo e përshkroi industrinë e filmit si “të neveritshme dhe të pabarabartë”.

“Jam mirënjohëse për bisedën sepse duhej bërë”, tha ajo për Hollywood Reporter.

“Kjo ka ndikuar thellë tek unë”, shtoi ajo tutje.

Pritej që aktoret me ngjyrë sikurse Danielle Deadwyler dhe Viola Davis të ishin në garë për aktoren më të mirë këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version