Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur, Andra Day ka hedhur poshtë thashethemet për një lidhje dashurie mes saj dhe aktorit Brad Pitt. Ajo iu përgjigj këtyre thashethemeve gjatë ceremonisë BET Awards që u mbajt të dielën mbrëma.
Day deklaroi se motra e saj e lajmëroi atë për herë të parë për raportimet se ajo dhe Pitt kishin shkëmbyer numrat.
“Motra ime më goditi me të vërtet, ajo më tha: ‘Ju u takuat me Brad Pitt?’, Unë i thashë, “Unë mendoj se e kemi bërë”, deklaroi aktorja.
Ajo shtoi: “Ne nuk jemi në lidhje. Madje ne nuk e njohim njëri-tjetrin. Është qesharake”.
Thashethemet filluan kur Mirror raportoi në muajin maj se Pitt dhe Day shkëmbyen numrat e telefonave në ceremoninë e Academy Awards./UBTNews