Real Madrid e nisi sezonin 2023/2024 me shumë vështirësi. “Los Blancos” qysh në fillim u përballën me lëndimin e portierit kryesor, Thibaut Courtois. 31-vjeçari belg pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht, teksa tani thuhet se është gati të rikthehet në fushat e gjelbra.
Madje një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad.
“Courtois është mirë dhe besoj se do të jetë pjesë e skuadrës nga java e ardhshme në kampionat, në ndeshjen kundër Cadiz. Madje mendoj se edhe mund të luaj në atë sfidë”, u shpreh italiani.
Kështu Real Madrid gjen përforcime në një pjesë të rëndësishme të sezonit, por pa harruar se edhe Lunin ka treguar paraqitje të nivelit të lartë deri më tani./UBTNews/