UBT News

Ancelotti tregon që i është rikthyer punës te Reali: Nuk është një detyrë por një emocion

Ancelotti zhvilloi një takim me disa nga ndihmës-trajnerët e tij përpara fillimit të para-sezonit të Real Madridit, i cili do të nisë këtë të shtunë.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zhvilluar sot një takim me disa nga ndihmësit e tij, një ditë përpara fillimit zyrtar të parasezonit 2022-2023 për skuadrën.

Trajneri italian u pyet për ndjenjat e tij ku tha se është tejet i emocionuar.

Po, ne jemi kthyer në punë, por kjo nuk është një detyrë, ky është një emocion”, tha Ancelotti.

Ancelotti dhe stafi i tij duken të gatshëm për atë që do të jetë një sezon i gjatë për të gjithë brenda klubit.

Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për trajnerin italian dhe Antonio Pintus që të planifikojnë një parasezon cilësor, duke pasur parasysh se shumica e lojtarëve të Real Madridit do të luajnë në Kupën e Botës “Katar 2022” këtë dimër, gjë që është shumë e pazakontë për të gjithë të përfshirë.

Exit mobile version