Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se mesfushori francez, Aurelien Tchouameni i ka të gjitha cilësitë për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë.
Ancelotti po detyrohet të luajë me Tchouamenin në mbrojtje, pasi që Alaba dhe Militao kanë pësuar lëndime të rënda në ligamentet e tyre.
“Tchouameni i ka të gjitha cilësitë për të qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë. Jam i sigurt që ai do të nervozohet për këtë gjë, por ai është një mbrojtës i shkëlqyer. Ai mund të luaj si mesfushor dhe si mbrojtës, ai është fantastik”, tha Ancelotti.