Real Madridi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Carlo Ancelotti mund të bëhet trajneri i parë që fitonkëtë trofe katër herë.
“Merengezët” bën një rikthim të jashtëzakonshëm kundër Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ata ishin duke humbur me rezultat 1-0 deri në minutën e 90-të, por Rodrygo shënoi dy herë në minutat shtesë, duke e dërguar lojën në vazhdime. Pastaj Karim Benzema e përfundoi punën, duke shënuar golin e fitores nga penalltia në vazhdime.
Gjigantët e La Ligës do të përballen me Liverpool-in në finale në “Stade de France” të Parisit më 28 maj. Ancelotti ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve tre herë, si Bob Paisley dhe Zizou Zidane, ish-asistenti i tij në “Bernabeu”.
Nëse ai mund “Të kuqtë”, do të bëhet trajneri i parë që e fiton këtë trofe katër herë. Ish-trajneri i Milanit ka bërë tashmë histori, pasi ka arritur në finalen e pestë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, më shumë se çdo trajner tjetër. Por, do të kërkojë edhe më shumë pas tre javësh.
Ish-trajneri i Milanit fitoi titullin e La Ligës fundjavën e kaluar, duke u bërë trajneri i parë që triumfon në pesë ligat më të mira evropiane.