UBT News

Ancelotti sfidon La Ligan, kërkon të arrihet niveli i Premier Ligës

Trajneri italian, Carlo Ancelotti mposhti tri skuadrat të cilat janë ndër më të mirat në Premier Ligë në rrugën për të fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin sezonin e kaluar.

Megjithatë, trajneri italian beson se La Liga dhe ligat e tjera evropiane duhet të bëjnë më shumë në mënyrë që të arrijnë nivelin e kampionatit anglez.

Këtë fundjavë Reali do të synojë të vazhdojë formën pa humbje në La Liga, ku do të përballet me Real Betisin, të dy këto skuadra që momentalisht kryesojnë tabelën me bilanc të 100% të fitoreve.

Duke folur për “Marca” përpara ndeshjes me Betisin, Ancelotti u pyet për pabarazinë financiare midis La Ligës dhe Premier Ligës.

Nuk e di se kur do të ndalet kjo. Objektivi për të gjitha ligat, jo vetëm për ligën spanjolle, është afrimi me të, përmirësimi i cilësisë së lojës, atmosfera, stadiumet e reja, mungesa e dhunës”, tha Ancelotti.

Premier Liga është shumë përpara me shitjen e të drejtave televizive, ata kanë mposhtur ligat e tjera, ka një atmosferë të mirë, pa dhunë, me stadiume plot, stadiume që funksionojnë. Ata kanë një avantazh dhe objektivi i pjesës tjetër duhet të jetë përmirësimi i këtyre aspekteve mbi të gjitha”, shtoi më tej trajneri italian.

Ndërsa ka pasur një pabarazi mes Premier Ligës dhe La Ligas për sa i përket financave për disa kohë, dallimi mes dy kampionateve po arrin nivele të papara më parë. Tashmë duket se po e kërcënon edhe ekuilibrin e futbollit evropian. 

Exit mobile version