Real Madridi është rikthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por për të arritur aty ka përjetuar një mbrëmje shumë të vështirë në shtëpi ndaj Chelsea, duke shpërdoruar fillimisht avantazhin e marrë në Londër dhe, më pas, duke u ngritur për të gjetur golat e kualifikimit në finale. “Ne vuajtëm shumë – komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes – por Real Madridi nuk vdes kurrë. Bernabeu është magjik dhe të çon të bësh gjëra që shumë pak mund t’i bëjnë”.
Pavarësisht nisjes nga 3-1 në Londër, u deshën kohët shtesë për të kaluar në gjysëmfinale: “Ishte një ndeshje e barabartë edhe pas sfidës së parë – vazhdoi Ancelotti në fund të takimit – Chelsea është i strukturuar dhe na ka përballur duke luajtur në mënyrë të barabartë. Ne ishim konkurrues dhe bëmë diçka më mirë për të shkuar në gjysmëfinale”.
Vendimtare veprimet e Modric dhe Benzema: “Karim është kampion, por kundër Chelsea nuk mjaftoi vetëm ai. Për mua ata janë të gjithë shumë të mirë, sot do të thosha edhe Camavinga, Kroos e të tjerët. Modric ishte i mrekullueshëm, sidomos me atë asist”.