UBT News

Ancelotti: Modric nuk është i lumtur

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se mesfushori Luka Modric nuk është i kënaqur, ndërsa tha se ai e do shumë veteranin kroat.

Minutazha e Modric këtë sezon te Reali nuk ka qenë aspak e kënaqshme, ku ka arritur të regjistrojë vetëm 312’ minuta lojë në të gjitha garat.

Dhe si duket kjo gjë e ka lënë të pakënaqur Modric, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti.

“Modric nuk është i lumtur dhe kjo duket qartazi, por unë bisedoj me të çdo ditë dhe ai ende është tejet i motivuar. Askush nuk është si ai në zhveshtore, ai është lideri. Rëndësia e tij është maksimale. E dua tepër shumë, të gjithë e duam atë”, tha Ancelotti.

Këtë sezon, Modric ka arritur të bëjë tetë paraqitje në të gjitha garat, dy si titullar, katër ndeshje është inkuadruar në lojë dhe dy ndeshje ka qenë rezervist.  

Exit mobile version